Vendosni fjalën kyçe....

Brozoviçit s’i ndahen telashet, kalon semaforin me të kuqe dhe i dehur në timon


Telashe për lojtarin e Interit, Brozoviç.

Pas problemeve me dëmtimet, mesfushori është kapur nga policia pasi ka kaluar semaforin me të kuqe duke drejtuar mjetin e tij luksoz, ‘Rolls Royce Cullinan’, me çmim 350 mijë euro e 600 kuaj fuqi.

Pas testit të alkoolit rezultoi se lojtari kishte konsumuar pije jashtë masës së lejuar.

Përveç kësaj makina që drejtonte Brozoviçin kishte targa gjermane dhe kjo i ka kushtuar një gjobë të majme dhe heqjen e lejes së drejtimit të mjetit.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *