Një person u përpoq të djegë një kishë katolike në Florida pasi përplasi automjetin e tij në hollin e godinës teksa besimtarët po mblidheshin për meshën e së dielës.
I dyshuari u arrestua pas një ndjekje që zgjati disa minuta, teksa ai u përpoq të largohej me shpejtësi të madhe.
Personi në fjalë e përplasi makinën në dyert e para të Kishës Katolike të Mbretëreshës së Paqes në Ocala, Florida, njoftuan mediat lokale, duke cituar policinë.
Shoferi më pas u largua dhe hodhi një pajisje flakëndezëse duke shkaktuar zjarr brenda hollit të kishës.
Ai u largua nga vendi i ngjarjes në automjetin e tij, por u ndoq nga policia në një ndjekje me shpejtësi të lartë para se të ndalohej dhe të arrestohej.
Emri i të dyshuarit ende nuk është publikuar ende dhe motivi i tij mbetet i paqartë.