Djali i madh i Victoria dhe David Beckham duket se ka vendosur t’i çojë gjërat në një stad tjetër me të dashurën e tij Nicola Peltz.
Ai ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ai i ka propozuar për martesë dhe ajo ka thënë “Po”.
“Dy javë më parë i kërkova shpirtit tim binjak të martohej me mua dhe ajo tha PO. Unë jam njeriu më me fat në botë. Unë premtoj të jem burri më i mirë dhe babai më i mirë një ditë. Të dua bebushe” – shkruan 21-vjeçari në “Instagram”.
Peltz e cila është një aktore 25-vjeçare, thotë: “Unë jam aq me fat që të quaj ty timin”.
Kujtojmë se Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz e bënë publike lidhjen e tyre në muajin janar. Dhe pavarësisht se gjithçka ka ndodhur kaq shpejt, ish-këngëtarja e Spice Girls duket mjaft e lumtur për të birin e saj.
“Lajmi më emocionues! Ne nuk mund të ishim më të lumtur që Brooklyn dhe Nicola po martohen! Ju urojmë shumë dashuri dhe një jetë të lumtur. Të gjithë ju duam aq shumë”– shkruan Victoria Beckham.