Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump vendos për herë të parë një maskë në publik


Presidenti amerikan Donald Trump dje ka vendosur për herë të parë një maskë në publik, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Presidenti po vizitonte spitalin ushtarak ‘Ëalter Reed’ jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

“Asnjëherë nuk kam qenë kundër maskave, por besoj se kanë një kohë dhe një vend”– tha Trump.

Ai më parë kishte thënë se nuk do të vendoste maska, por të shtunën siç duket ka ndryshuar mendim. Trump vazhdon: “Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në atë ambient të veçantë, ku po flet me shumë ushtarë dhe njerëz që, në disa raste, sapo kanë dalë nga sallat e operacionit, mendoj është një gjë e shkëlqyer të vendosni një maskë ”.

“Unë jam i gjithi për maska”- thotë ai e madje filloi të bënte shaka se i pëlqente vetja se si dukej kur mbante veshur një të tillë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *