Dy oficerë policie janë vrarë në Teksas të shtunën gjatë një përplasjeje me armë. Sulmuesi më vonë u vetëvra pasi e gjeti veten para të tjerë oficerëve që iu përgjigjën me armë.
Siç shkruan Fox News, oficerët e vrarë u identifikuan si Edelmiro Garza, 45 vjeç, dhe Ismael Chavez, 39 vjeç. Ata u vranë ndërsa po i përgjigjeshin një thirrjeje për ndihmë.
“Ne kemi humbur dy shërbyes të guximshëm publik që kërkonin vetëm të ruanin paqen në qytetin tonë.”– tha Shefi i policisë, Victor Rodriguez.
Guvernatori i Teksasit, Gregg Abbott, reagoi të shtunën në mbrëmje pas ngjarjes tragjike dhe vlerësoi vetëmohimin e dy oficerëve.
“Dy nga më të mirët tanë u vranë për shkak të detyrës ndërsa punonin për të mbrojtur banorët në komunitetin e tyre”- shkroi Abbott. “Unë kam folur me Shefin e Policisë, Victor Rodriguez, dhe kam ofruar mbështetjen e plotë të Shtetit të Teksasit.”
I dyshuari u identifikua si Audon Ignacio Camarillo, 23 vjeç, i cili vetëm muajin e kaluar ishte arrestuar me akuza për sulm.