Vendosni fjalën kyçe....

Dy shqiptarët kapen në Itali me 8 kilogramë kokainë, makina me targa polake


Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Ankona, pasi akuzave për trafik kokaine.  

Të premten e 10 korrikut, agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjeti tip Seat Altea XL me targë polake drejtuar nga një burrë, i cili lëvizte nëpër rrugët periferike të qytetit të Senigallia.

Makina u bllokua në një shesh përgjatë rrugës Arcevian, ku shoferit shqiptar iu bashkua një punëtor me të njëjtën kombësi. Dy shqiptarët e arrestuar janë me inicialet I.T 43 vjeç dhe J.M  37 vjeç.

Kërkimet e kujdesshme të kryera në automjet, mbi njerëzit dhe, më pas, në shtëpinë e punëtorit kanë lejuar të gjejnë 8 kilogramë kokainë (7 pako prej 1.150 kg secila) të fshehura brenda një fundi të dyfishtë të bërë nën sediljet e pasme, nën bagazhin e makinës. Mediat italiane shkruajnë se droga në shitjen me doza do të sillte një përfitim prej 1 milionë eurosh.

Vendi i fshehjes së drogës u hap në mënyrë elektronike nga një pajisje elektrike e ndërtuar ‘ad hoc’ dhe që aksesohej me telekomandim.

Së bashku me drogën, u gjetën 5,000 euro, plus 1.300 euro të tjera që shoferi i mbante në xhep. Gjithashtu edhe 3 telefona celularë dhe një navigator u gjetën në pjesën e poshtme të dyfishtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *