Një person në Gjakovë të Kosovës, nuk i ka respektuar rregullat e qeverisë për distancimin social duke zhvilluar një dasmë.
Edhe pse rregullorja e qeverisë së Kosovës nuk e lejon tubimin e më shumë se 50 personave, personi në fjalë kishte plot 130 të ftuar.
Policia me të marrë njoftimin shkoi në vendngjarje dhe i shpërndau personat e mbledhur ndërsa shoqëroi pronarin e restorantit ku po zhvillohej dasma, shkruan Lajmi.net.