Më shumë se 70 punëtorë në një fermë në Herefordshire (Britani) kanë rezultuar pozitivë në testet për kosonavirusin, duke detyruar 200 të rjerë që të vetëizolohen.
Shefat e shëndetësisë janë duke monitoruar vatrën e re të koronavirusit, pasi 73 punëtorë u konfirmuan me koronavirus, shkruan Mirror.
rejtoresha e Mbrojtjes së Shëndetit Publik në Angli, Katie Spence tha: “Një numër i vogël i punëtorëve u bë simptomatik në fillim të kësaj jave dhe ata sëbashku me disa kontakte të ngushta midis forcës punëtore u testuan dhe u gjetën pozitivë.”
Ajo tregon se personave të infektuar, iu kërkua që të vetëizolohen për 7-14 ditë e po ashtu edhe të afërmve të tyre.