Vendosni fjalën kyçe....

“Jam shumë i pikëlluar”- Papa Françesku kundër Turqisë për kthimin e ‘Shën Sofisë’ në xhami


Papa Françesku ka reaguar për herë të parë lidhur me vendimin e Turqisë për të kthyer ish-katedralen e Shën Sofisë, nga muze në një xhami.

“Mendimi im shkon në Stamboll, mendoj për Shën Sofinë. Jam shumë, shumë i pikëlluar”– tha papa sot nga Vatikani, citon Corriere Della Sera.

Ditët e fundit ka patur mjaft kritika për Turqinë dhe presidentin Erdogan, nga të krishtërët.

Edhe organizata e Unesco-s reagoi kundër këtij vendimi. UNESCO dha në një deklaratë se ndjen “keqardhje të thellë për vendimin e Turqisë, e cila ndryshon vlerën e jashtëzakonshme universale të objektit, një simbol i fuqishëm i dialogut”.

Njoftimi vazhdon: “Secili vend duhet të sigurojë që asnjë ndryshim nuk mund të dëmtojë vlerën e jashtëzakonshme universale të një siti në listën tonë që ndodhet në territorin e tij. Çdo ndryshim duhet të njoftohet nga vendi në UNESCO dhe të verifikohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore. “

Nga qeveria greke ka patur në veçanti kontestime, pasi vendimi i Turqisë është konsideruar si një “provokim në botën e civilizuar”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *