Këngëtarja Katy Perry pritet të sjellë në jetë në javët e ardhshme fëmijën e saj të parë. Dhe ajo ka zgjedhur aktoren Jennifer Aniston që të jetë kumbara e vajzës së saj me të fejuarin Orlando Bloom.
“Jennifer është mjaft e kënaqur për këtë gjë saqë qau kur ia kërkuan”– tha një person i afërt me çiftin.
Aniston thuhet i ka dhuruar Katy-t shumë emocione gjatë shtatzënisë dhe ka dëshmuar përkushtimin e saj për familjen e re të saj.
“Katy dhe Jen janë shumë të afërta. Gjatë bllokimit ato kanë dalë për shëtitje dhe kanë kaluar shumë kohë sëbashku”– tha personi i afërt për “The Sun”.