Vendosni fjalën kyçe....

Lajçak pas takimit Vuçiç-Hoti: Dialogu u kthye në binarë


Ditën e sotme u zhvillua takimi virtual mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke rinisur dialogun Prishtinë-Beograd pas pothuajse 20 muajsh.

Ky takim u bë nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrel dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në përfundim të këtij takimi, Lajçak u shpreh optimist duke thënë se dialogu u rikthye në binarë.

“Sapo përfunduam takimin virtual me presidentin Vucic dhe kryeministrit Hoti dhe dua të them se pas samitit të Parisit dhe takimit të sotëm, dialogu i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës po vijon pas 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm ramë dakord për elementët bazë të procesit dhe gjithashtu për axhendën e takimit tonë të radhës që do të mbahet këtë të enjte në Bruksel. Dua të falenderoj partnerët tanë për angazhimin konstruktiv sot”- shkruan Lajçak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *