Një 12-vjeçar është arrestuar në Angli pasi dërgoi mesazhe raciste përmes Twitter-it ndaj sulmuesit të Kristal Palas, Wilfried Zaha, tha policia.
Para ndeshjes të së dielës kundër Aston Vilës, Zaha zbuloi se kishte marrë disa mesazhe raciste dhe abuzive në mediat sociale. Policia u përgjigj përmes mediave sociale duke thënë se do e hetonte incidentin.
I mituri u arrestua brenda pak orësh.
“Ne u njoftuam për një seri mesazhesh raciste të dërguara sot ndaj futbollisti dhe pas hetimeve kemi arrestuar një djalë 12-vjeçar nga Solihull. Racizmi nuk do të tolerohet.” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e policisë.
Në mesazhin që i mituri dyshohet se i kishtë dërguar lojtarit thuhej: “Më mirëmos shëno gol nesër ti kurvë e zezë. Ose ndryshe do vij në banesën tënde i veshur si fantazmë”.