Templates by BIGtheme NET

Organizoi dasmë në lokalin e tij, gjobitet me 10 milionë lekë të vjetra 39-vjeçari në Durrës

Pavarësisht se dasmat tipike shqiptare me shumë të ftuar janë të ndaluara të zhvillohen në këtë kohë pandemie, disa derë rregullat janë thyer.

Policia ka proceduar penalisht një 39-vjeçar në Durrës si dhe e ka gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra, për shkak se kishte organizuar një dasmë në lokalin e tij.

Në dasmën e organizuar nuk ishte respektuar distance fizike mes dasmorëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:

  • K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*