Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti konservator i Polonisë Andrzej Duda, shpall fitoren në zgjedhje


Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, duket se ka arritur të rrëmbejë fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale ndaj rivalit, kryebashkiakut të Varshavës, Rafal Trzaskowski, në një garë tepër të ngushtë, me sondazhet që tregojnë se ai është vetëm një përqind përpara.

Duda ka fituar pak më shumë se 50 përqind të votave, ndërsa kundërshtari i tij siguroi 49.6 përqind, sipas rezultateve të para të sondazheve të publikuara nga media polake.

Në raundin e parë, avantazhi i tij ndaj Trzaskowski ishte shumë më i dukshëm, më shumë se 10 përqind. Ai megjithatë ishte larg shumicës së duhur që do ta lejonte atë të fitonte plotësisht, pasi fitoi vetëm 43.7 përqind të votave.

Duda ka falënderuar përkrahësit e tij dhe të gjithë votuesit për ‘pjesëmarrjen e mahnitshme’ në votime, duke thënë se ajo është një dëshmi për demokracinë në Poloni.

Presidenti tha se do të dëshironte të vazhdonte politikën që ndoqi gjatë mandatit të tij të mëparshëm. Ai gjithashtu përgëzoi Trzaskowski-n për rezultatin e tij.

Kryebashkiaku i Varshavës deklaroi se rezultati është shumë i ngushtë dhe se ai beson ende te fitorja.

Votimi presidencial ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e kombit, me njerëz që shkojnë drejt qendrave të votimit në shifra rekord që nuk janë parë që nga viti 1995.

Pjesëmarrja e votuesve në balotazh ishte më shumë se katër përqind më e lartë se në raundin e parë dy javë më parë, dhe arriti në në më shumë se 68 përqind.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *