Vendosni fjalën kyçe....

Prostitutat në Hamburg kërkojnë rihapjen e bordellove: Edhe ne mund të zbatojmë rregullat për koronavirusin


Prostitutat kanë protesuar deri vonë të shtunën në mbrëmje në Hamburg, duke kërkuar që bordellot e Gjermanisë të lejohet të rihapen pas afro 5 muajve që kanë qëndruar mbyllur për shkak të pandemisë.

Dyqanet, restorantet dhe baret, të gjitha janë lejuar të hapen përsëri në Gjermani, ku prostitucioni është i ligjshëm. Por bordellot jo. Punonjësit e seksit thonë se po veçohen dhe privohen nga jetesa e tyre, pavarësisht se nuk paraqesin një rrezik më të madh për shëndetin, shkruan Reuters.

“Profesioni më i vjetër ka nevojë për ndihmën tuaj”, lexohet në një nga pankartat.

Disa protestues mbanin në fytyrë maska ​​teatrale ndërsa njëra prej tyre luante këngë popullore me një violin, në rrugën e famshme pikërisht për jetën e natës në Reeperbahn.

Shoqata e Punonjësve të Seksit, e cila organizoi protestën, thotë se mbyllja e ambienteve të licencuara po detyron disa prostituta të dalin në rrugë, gjë e cila jo vetëm është e paligjshme por është edhe më e rrezikshme dhe jo-higjienike.

Në deklaratë thuhet se edhe bordellot mund të rinisin duke zbatuar disa rregulla, përfshirë këtu maskat për fytyën, ambientet e ventiluara dhe regjistrimin e të dhënave të vizitorëve.

“Prostitucioni nuk ka një rrezik më të madh të infeksionit sesa shërbimet e tjera të afërta me trupin, siç janë masazhet, kozmetika apo edhe sportet e kërcimi”– thotë shoqata duke shtuar: “Higjiena është pjesë e biznesit në prostitucion.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *