Vendosni fjalën kyçe....

Raporti: FBI-ja e dinte se këshilltari i presidentit Trump s’ishte agjent rus, por gjithsesi e ndoqi penalisht


Këshilltari i parë i presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, nuk ishte ‘duke vepruar si agjent i Rusisë’ nga përcaktimi i vetë FBI-së, megjithatë hetimi Müller u bazua në atë pretendim dhe odisea e tij ligjore ende vazhdon.

Provat e reja të siguruara nga Departamenti i Drejtësisë për ekipin juridik të Flynn-it këtë javë, dhe të bëra publike të premten si pjesë e procesit gjyqësor, tregojnë se FBI-ja vendosi që Flynn nuk ishte agjent rus dhe besonte se ai nuk gënjeu qëllimisht gjatë një interviste në janar 2017.

Një dokument i shkruar tregon se zyrtarët besojnë se nuk kishte arsye të qenësishme për ndjekjen penale të tij.

Pasi ‘Uashington Post’ publikoi copëza të informacionit që rrodhi nga FBI duke sugjeruar të kundërtën, Flynn u detyrua të jepte dorëheqjen në shkurt 2017 dhe më vonë atë vit u përball me akuza që rridhnin nga hetimi i Këshillit Special, Robert Müller për përfshirjen ruse në fushatën e presidentit Trump 2016.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *