Vendosni fjalën kyçe....

Shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, policia arreston 4 të rinj në Krujë


Foto ilustruese

Pas 8 muajsh hetime, policia ka vënë në pranga katër djem të rinj në Krujë, pasi dyshohen se kultivonin lëndë narkotike dhe kanë shfrytëzuar seksualisht një vajzë 17-vjeçare.

Të arrestuarit janë:

  • E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;
  • L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali;
  • S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;

Dy persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje janë shpallur në kërkim: A. B., 23 vjeç dhe A. M., 17 vjeç.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *