Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen në flakë anija luftarake amerikane, plagosen 11 marinarë


11 marinarë të anijes luftarake amerikane ‘USS Bonhomme Richard’ janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në bord.

Pamjet nga skena tregojnë një shtëllungë të madhe tymi që del nga kuverta e anijes. Anija e përdorur si një mjet për sulmet amfibe dhe mbajtëse helikopterësh mori flakë të dielën.

Disa marinarë të anijes janë lënduar më rëndë dhe janë dërguar me shpejtësi në spital. Marina amerikane njoftoi se i gjithë ekuipazhi ishte evakuuar.

Deri më tani, mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi flakën. Departamenti lokal i zjarrit tha se të paktën një shpërthim ndodhi në anije gjatë flakës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *