Vendosni fjalën kyçe....

Andrzej Duda rizgjidhet president i Polonisë


Presidenti aktual i Polonisë, Andrzej Duda ka fituar në një rezultat të ngushtë me sfiduesin e tij Rafal Trzaskoëski, në zgjedhjet e së dielës.

Komisioni Kombëtar Zgjedhor tha që Duda kishte fituar 51.2% të votave, shkruan BBC.

Kjo është fitorja më e ngushtë e zgjedhjeve presidenciale në Poloni që nga fundi i komunizmit në vitin 1989.

Një nga çështjet kryesore të këtyre zgjedhjeve ishte e ardhmja e marrëdhënieve të tendosura të vendit me Bashkimin Europian.

Duda është një konservator aleat me qeverinë e udhëhequr nga partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), ndërsa Trzaskoëski është kryetari i bashkisë social liberale të Varshavës.

Fitorja e Dudës pritet të çojë në reforma të mëtejshme në gjyqësor dhe në forcim të kufizimeve ndaj abortit dhe të drejtave të homoseksualëve.

Në një konferencë për shtyp të hënën në mëngjes, drejtuesit e komisionit zgjedhor thanë që nuk ishin të sigurt se kur do të shpalleshin rezultatet të plota, pasi ende ska përfunduar numërimi i votive në disa vendvotime. Por me 99% të të gjitha zonave elektorale që raportojnë, ato nuk pritet të kenë ndonjë ndikim në rezultat. Pjesëmarrja në zgjedhje raportohet se ishte 68.2%.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *