Kryedemokrati Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama se po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i qeverisë së tij në menaxhimin e pandemisë.
Basha është ndalur sot në një fasoneri në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku thotë se iu ka prezantuar planin për të nxjerrë vendin nga kriza.
“Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.
Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI.”- shkruan Basha, ndërsa ndan për qytetarët disa foto nga vizita e tij në fasoneri.