Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja qëllohet për vdekje në SHBA pas debatit me aktivistët e Black Lives Matter


Një 24-vjeçare është qëlluar për vdekje në Indiana, SHBA, pas një përplasjeje me aktivistët e Black Lives Matter.

Siç raporton Fox News, e reja Jessica Doty Whitaker dhe familjarët e saj janë përplasur me një grup aktivistësh BLM teksa po ecnin në qytet.

Fillimisht një nga anëtarët e familjes së Whitaker, ka thirrur disa fjalë fyese me përmbajtje raciale teksa një grup njerëzish pranë janë kundërpërgjigjur duke thirrur: “Black Lives Matter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë të zezë vlen).

Pas kësaj grupi i familjarëve ka thirrur: “All Lives Matter” (Çdo jetë vlen), ndërsa grupi fillimisht është ndarë në paqe para se dikush nga anëtarët e Black Lives Matter të qëllonte me armë duke vrarë 24-vjeçaren, nënën e një fëmije.

Prej javësh SHBA-të janë përfshirë në protesta të dhunshme pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd që u dhunua nga policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *