Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori e kryebashkiaku mbështetën protestat e dhunshme e kërkuan ndihmë 500 milionë dollarë, Trump ua mohon


Administrata Trump hodhi poshtë një kërkesë për ndihmë në masën 500 milionë dollarë nga Minesota, pasi guvernatori demokrat Tim Walz dhe kryebashkiaku demokrat i Minneapolis, Jacob Frey, nuk arritën të ndalojnë dëmet e konsiderueshme të shkaktuara pas vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd.

“Ne po kërkojmë nga partnerët tanë federal të forcojnë dhe t’i ndihmojnë komunitetet tona të shërohen,” tha Walz në një deklaratë në fillim të muajit.

Vlerësimet e dhëna nga shteti thanë se rreth 1.500 biznese u shkatërruan nga protestuesit e dhunshëm që dogjën shumë prej bizneseve dhe plaçkitën dyqane të panumërta. Shteti tha që dëmi i vlerësuar tejkaloi 500 milion dollarët.

Administrata Trump raportohet se nuk e aprovoi kërkesën për ndihmë pasi guvernatori e kryebashkiaku demokrat nuk arritën të ndalojnë dëmet dhe mbështetën protestat e dhunshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *