Vendosni fjalën kyçe....

Kina nis prodhimin masiv të avionëve J-20


Ushtria kineze ka njoftuar se gjuajtësi elitar vendas J-20B ka tejkaluar problemet e manovrimit dhe mund të konsiderohet si një avion i kompletuar i gjeneratës së pestë.

Versioni i modifikuar i avionit të parë kinez anti-radar ka hyrë tashmë në prodhim masiv, thanë autoritetet, duke shtuar se ndryshimi kryesor është kontrolli i shtytësave të pasëm motorikë.

Gjuajtësit kinezë J-20B përdorin ende motorët rusë Saturn AL-31 pasi motorët kinezë WS-15 kanë ende punë për zhvillim, sipas burimeve ushtarake kineze.

“Motorët kinezë për J-20 nuk i kanë plotësuar ende kriteret, por zhvillimi po ecën mirë dhe ato do të jenë gati në një ose dy vjet. Qellimi ynë final është pajisja e J-20B me motorë vendas”.

Kina besohet se ka ndërtuar 50 avionë J-20 deri në fund të 2019 por problemet me motorin kishin shtyrë planet e mëtejshme.

Ndërkohë kompania amerikane Lockheed Martin me uzinën në Fort Worth në Texas ka dorëzuar 134 gjuajtës F-35 në vitin 2019 sipas kompanisë.

Gjuajtësit kinezë J-20 supozohej të ishin kundërpërgjigja kineze ndaj prodhimeve amerikane të gjeneratës së pestë anti-radar F-22 Raptor e F-35.

Gjuajtësit e gjeneratës së pestë quhet të tillë prej teknologjisë anti-radar, shpejtësisë super-sonike, manovrimit të lartë dhe sistemeve të integruara të radarëve e sulmit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *