Të paktën dy protestues u arrestuan dhe dy oficerë të policisë së Nju Jorkut u plagosën pasi demonstruesit pro policisë dhe mbështetësit e Black Lives Matter u përballën në përleshjet në rrugë për ditën e dytë radhazi.
Dhjetëra protestues të Black Lives Matter u përleshën me anëtarët e një mitingu pro-policisë në Nju Jork, në zonën Bay Ridge të Brooklyn rreth orës 5:30 pasdite me kohën lokale të dielën.
Protesta kundër Black Lives Matter filloi një milje larg në Rrugën 86, por nuk kaloi shumë kohë pasi të dy palët erdhën dhe u takuan duke u përplasur me njëra-tjetrën.
Përkrahësit e Black Lives Matter u panë duke bllokuar një furgon të policisë ndërsa u përpoqën të largojnë një nga anëtarët e grupit nga skena.
Disa anëtarë të tjerë të BLM-së, dogjën një bluzë, kapelë dhe simbol të grupit tjetër si dhe një flamur amerikan, ndërsa të paktën një oficer policie u godit në fytyrë me një vezë.