Italiani Adolfo Sormani është shkarkuar nga detyra si trajner i Partizanit.
Lajmi është dhënë nga faqja në Facebook e klubit kryeqytetas ku thuhet se klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me Sormanin dhe ndihmësit e tij, Mazzella e Faccia.
Në ndeshjet e mbetura klubi do drejtohet nga zv.trajneri Kalari. Partizani ka bërë një sezon të dobët duke mos qenë asnjëherë në garë për mbrojtjen e titullit kampion.
Ekipi renditet në vendin e gjashtë në renditje dhe ka tre ndeshje në dispozicion për të luftuar për pjesëmarrjen në Ligën e Europës, sado që praktikisht kjo duket e pamundur.