Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen ushtarët në kufirin Armeni-Azerbajxhan, ka viktima


Tensionohen marrëdhënies mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, pas përplasjeve mes ushtarëve të dy vendeve në kufi.

Të paktën tre ushtarë janë vrarë në një përleshje kufitare midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka lajmëruar Baku.
Përplasja ndodhi në kufirin armeno-azerbajxhian të dielën rreth mesditës, konfirmuan të dyja palët.

Azerbajxhani thotë që ushtria armene theu një marrëveshje armëpushimi dhe bombardoi pozicionet e saj me artileri, duke i shtyrë të përgjigjen, shkruan RT Në njoftimin e qeverisë thuhej se viktima kishte nga dy palët, ku dy prej trupave të saj ishin vrarë dhe pesë të tjerë ishin plagosur. Por një ushtar i tretë ndërroi jetë më vonë në spital pasi nuk u mbijetoi dot plagëve.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Mbrojtjes armene, përleshja filloi pasi ushtarët nga pala tjetër u përpoqën të kalonin kufirin me një automjet. Sipas deklaratës asnjë trupë armene nuk u lëndua në përleshjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *