Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj, është prekur nga Covid-19. Lajmi është pohua nga vetë deputeti në një postim në Facebook.
Demaj është anëtari i tretë i LDK-së që preket nga koronavirusi pas deputetit Haxhi Avdyli e kreut të partisë, Isa Mustafa.
Ndërsa pak ditë më parë u prek nga virusi edhe deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj.