Ish-kryeministri Berisha e ka quajtur gënjeshtër me bisht përurimin që i bëri kryeministri Rama bypass-it të Tepelenës sot.
Sipas Berishës, kjo është një vjedhje prej 22.8 milionë eurosh nga ana e kreut të qeverisë. Si shpjegon se segmenti nuk është bypass por në trajektoren errugës së mëparsme dhe është prokuruar si pjesë e segmentit Levan-Tepelenë në vitin 2009.
Berisha thekson gjithashtu se traseja e rrugës dhe një pjesë e shkurtër ka përfunduar para zgjedhjeve të vitit 2013.
“Nje genjeshter me bisht dhe vjedhje taze e Edvin Hajdutit pre 22.8 milione Euro!!!! Sot Edvin Hajduti vizitoi baypassin e Tepelenes! Cila eshte e verteta.
1-Segmenti i rruges nuk eshte baypass por fiks eshte ne trajektoren e rruges se meparshme.
2-ky segment eshte prokuruar si segment i rruges Levan – Tepelene qe ne vitin 2009
3-Traseja e tij dmth zgjerimi edhe me soleta mbi Vjose e nje pjese te tij te shkurter ka perfunduar para zgjedhjeve te vitit 2013 dhe kete e dine qindra e mijra udhetare qe kane bere rrugen Levan – Tepelene para dhe pas qershorit te vitit 2013.
Kjo eshte nje pafytyresi por kur nuk ke fytyre si puna e Edvin Hajdutit e fyen pafytyresine ta quash te tille.
4-Por ajo u perfundua vetem 7 vjet me vone dhe vetem e vetem per te vjedhur 22,8 milione euro ne nje kohe qe ajo duhet te perfundonte brenda shumes se prokuruar te rruges Levan – Tepelene.
Kjo eshte nje vjedhje dhe nje genjeshter e neveritshme.
Ne foto keni Edvin Hajditin dhe Termet Peçin qe festojne perfundimin pas 7 vitesh te nje segmenti rruge me trase 2,3 km plotesisht te perfunduar para qershorit te vitit 2013.
ps: Me kete rast i them Edvin Hajdutit se projekti i Bajpassit te Tepelenes ekziston dhe sipas atij projekti rruga kalonte me nje ure ne anen tjeter te Vjoses dhe rikthehej ne aksin e rruges Tepelene – Memaliaj.
Projekti nuk u zbatua sepse autoritetet e Tepelenes kundershtuan me te drejte pasi e demtonte ekonomikisht qytetin e Tepelenes. Sb” – shkruan Berisha në Facebook.