Vendosni fjalën kyçe....

Steve Bannon thotë se ka të arratisur nga laboratori në Wuhan: Deklaratat e tyre do trondisin botën


Ish-këshilltari i afërt i presidentit amerikan Trump, Steve Bannon, i ka mëshuar idesë se Covid-19 është prodhuar nga njeriu në laboratorin e Wuhan-it, duke pretenduar se ‘ekspertët kinezë të virusit’ janë arratisur në Perëndim dhe tani po bashkëpunojnë me agjencitë e inteligjencës.

Akuzat e rënda u bënë nga Bannon në një intervistë ekskluzive për ‘Daily Mail’. Duke përshkruar shpërthimin e Wuhan-it si një ‘Çernobil biologjik’, ai drejtoi gishtin në laboratorin sekret të qytetit si burimin e virusit.

Laboratori është menaxhuar në mënyrë të tmerrshme, pohoi Bannon, duke shtuar se ‘nuk është aq e vështirë për këto viruse të dalin nga aty’.

“Unë e di se disa të arratisur nga ai laborator po punojnë me FBI-në këtu për të provuar të bashkojnë copëzat e mozaikut të asaj që ndodhi.” – tha ai, duke iu referuar laboratorit të Wuhan-it.

Ai shtoi se të arratisurit kanë heshtur deri tani, por kur të vërtetat do dalin publikisht, ‘njerëzit do tronditen’, tha Bannon.

Ai gjithashtu sugjeroi më tej se laboratori në Wuhan është ndërtuar me ‘ndihmën franceze’ dhe duhet të ketë disa pajisje mbikëqyrjeje të parafabrikuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *