Operacioni Forca e Ligjit ka drejtuar vëmendjen në katër persona të botës së krimit në Tiranë e Kavajë, të dënuar për trafikim lëndësh narkotike dhe vrasje me dashje.
Ditën e sotme OFL iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë katër të dënuarve:
- Arian Begaj, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
- Ermal Lusha banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
- Poliksen Muçollari banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;
- Eduart Sallaku banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.