Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 135 raste të tjera të koronavirusit të ri, duke e çuar në 8.332 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 4 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 389.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 79.392 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.259 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 4.468, prej të cilëve 142 janë regjistruar si të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.475.