Vendosni fjalën kyçe....

Bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në Shqipëri


Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura.

Manastirliu tha se ajo do jenë të detyrueshme në mjetet e transportit publik apo në veprimtaritë me rrezikshmëri të lartë.

Ajo shtoi se ata që do thyejnë rregullat do penalizohen.

“Maskat ose barrierat e mbrojtjes prej tekstili do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e mbyllura nga çdo qytetar. Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura. Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen.” – tha ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *