Pasi ministri Michael Gove tha se mbajtja e maskës në dyqanë tregon sjellje të mirë dhe se ajo nuk do jetë e detyrueshme, kryeministri britanik Johnson ka njoftuar se mbajtja e saj do jetë e detyrueshme dhe se ata që nuk do e bëjnë do gjobiten me nga 100 stërlina.
“Kryeministri ka qenë i qartë se njerëzit duhet të mbajnë maskën në dyqane dhe ne do ta bëjmë këtë të detyrueshëm nga 24 korriku,” tha një zëdhënës i Doëning Street të hënën. Masa vlen për Anglinë dhe Uellsin; Skocia tashmë e ka bërë të detyrueshme maskën e fytyrës.
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar pothuajse 300,000 raste me Covid-19 dhe afro 45,000 vdekje lidhur me virusin, me numrat e treta më të larta në botë pas SHBA-ve dhe Brazilit.