Vendosni fjalën kyçe....

Foshnja e parë që lind me koronavirus në Teksas


Një foshnjë në Teksas e cila ka lindur me koronavirus, është prova më e fortë që ekspertët e shëndetësisë kanë deri më tani, se virusi transmetohet edhe në bark gjatë shtatzënisë.

“The Sun” shkruan se nëna e foshnjës, ishte diagnostikuar me Covid-19 përpara se se ajo të lindte në mënyrë të parakohshme javën e 34-t.

Foshnja e saj u dërgua në kujdes intensiv dhe fillimisht u shfaq e shëndetshme, por të nesërmen ajo kishte ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Foshnja rezultoi pozitive për virusin SARS-CoV-2, infeksioni që shkakton sëmundjen e Covid-19, në 24-orë pas lindjes.

E porsalindura u trajtua me oksigjen shtesë për disa ditë, por nuk kishte nevojë për ventilim mekanik. Testet për koronavirus vazhduan të ktheheshin pozitive për dy javë, por në ditën e 21, nëna dhe foshnja u dërguan në shtëpi në gjendje të mirë.

‘Rasti i parë’

Mjekët, nga Universiteti i Teksasit thonë se ata janë të parët që dokumentojnë intrauterine, ose transmetimin e koronavirusit nga një nënë e infektuar tek foshnja e saj. Raporti i çështjes së tyre, i udhëhequr nga Dr Julide Sisman, u botua në Revistën e Sëmundjeve Infektive Pediatrike nga Wolters Kluwer Health të Premten.

Dr Amanda S. Evans, një nga autoret kryesorë të studimit të ri, tha: “Foshnje të shumta kanë ardhur në jetë nga gra të diagnostikuara me SARS-CoV-2, me shumicën e këtyre foshnjave pa sëmundje të frymëmarrjes ose prova molekulare pozitive për SARS-CoV-2. Studimi ynë është i pari që dokumenton transmetimin intrauterine të infeksionit gjatë shtatëzënësisë, bazuar në provat imunohistokimike dhe ultrastrukturore të infeksionit SARS-CoV-2 në qelizat fetale të placentës.”

Autorët raportojnë se nëna e vajzës së vogël, e cila gjithashtu kishte diabet tip 2, ishte diagnostikuar me Covid-19 ndërsa ishte shtatzënë. Ajo lindi në javën e 34-t pasi pësoi këputje të parakohshme të membranave, që është qesja amniotike që e mban fëmijën të mbrojtur brenda mitrës. Foshnja gjithashtu lindi “e madhe për moshën e gestacionit” – një ndërlikim i rëndësishëm i foshnjeve të nënave diabetike, shkruajnë ata.

Ata e morën foshnjën në kujdes intensive, për shkak të lindjes së parakohshme dhe ekspozimit të mundshëm ndaj Covid. Foshnja u shfaq fillimisht e shëndetshme, me frymëmarrje normale dhe shenja të tjera jetësore. Por në ditën e dytë të jetës, ajo zhvilloi ethe dhe probleme relativisht të buta të frymëmarrjes.

Studiuesit ekzaminuan placentën, e cila tregoi shenja të inflamacionit të indeve. Por testet më të ndërlikuara të qelizave të fetusit zbuluan praninë e grimcave të koronavirusit dhe një proteine ​​specifike për Covid-19.

Së bashku, këto gjetje konfirmuan se infeksioni ishte transmetuar në barkun e nënës, e jo gjatë ose pas lindjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *