Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet trupi i aktores amerikane, u mbyt në liqen


Një trup është gjetur i pajetë në një liqen në Kaliforni, dhe policia beson se bëhet fjalë për aktoren e zhdukur, Naya Rivera.

Aktorja 33 vjeçare u zhduk të mërkurën pasi kishte dalë të bënte xhiro me varkë, me djalin e saj katër vjeçar në Liqenin Piru. Por 4-vjeçari u gjet i vetëm dhe duke fjetur në varkë.

Në një konferencë shtypi në bregun e liqenit të hënën, sherifi Bill Ayub tha që policia ishte “e sigurt” se trupi ishte i Rivera-s.

Policia thotë se nuk ka shenja që kjo të ketë qenë një vrasje e as që Rivera të ketë vrarë veten, shkruan BBC.

Djali i Rivera-s i tha policisë se ata kishin shkuar për not, por ajo nuk u kthye më. Ai thotë se është ngjitur përsëri në varkë me ndihmën e nënës e cila e ka shtyrë nga pas. 4-vjeçari është kthyer të shohë pas, por ka parë nënën të zhduket nën sipërfaqen e ujit. Për të gjetur trupin e aktores, u angazhuan zhytës, qenë, helikopterë e nëndetëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *