Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Ligjeve miraton propozimin e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore


Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar ndryshimet në Kushtetutë, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, partitë të shkojnë para votuesve me lista të hapura dhe pa koalicione parazgjedhore.

Drafti me propozimet e opozitës parlamentare u miratua me të gjitha votat e deputetëve të shumicës socialiste dhe opozitës parlamentare në të dy komisionet parlamentare.

Kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi tha: “të gjithë deputetët dhe deputetet e pranishme në mbledhje kanë votuar pro, miratohet në tërësi nisma”.

Ndryshimet e miratuara sot nen për nen do të kalojnë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku do të duhen 94 vota për të kaluar.

Deputetja Rudina Hajdari tha se këto ndryshime garantojnë një hapje të listave 100% dhe më pas janë partitë që vendosin brenda vetes se sa do të hapen gradualisht.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *