Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret kreun e KLSH-së: Institucioni të funksionojë në mënyrë të pavarur, t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës


Presidenti Meta ka pritur sot kreun e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.

Kreu i shtetit shkruan se e ka nxitur Shehun që veprimtaria e KLSH-së të vijojë punën në mënyrë të pavarur dhe e pandikuar politikisht duke iu nënshtruar vetëm Kushtetutës e ligjeve.

Arben Shehu u zgjodh në krye të KLSH-së duke marrë miratimin e Kuvendit.

Ai u propozua nga presidenti Meta pasi shumica socialiste nuk i kishte pranuar më herët emrat e tjerë të propozuar.

“Zhvillova sot një takim me Kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Arben Shehu, me rastin e fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij.

Duke i uruar suksese, e inkurajova që veprimtaria e KLSH të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Është tepër e rëndësishme që KLSH t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *