Vendosni fjalën kyçe....

Milanit i mbushet mendja për mbrojtësin danez, vendos blerjen përfundimtare


Milani ka arritur marrëveshje me Sevillën për mbrojtësin danez Simon Kjaer, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në San Siro duke u bërë përfundimisht lojtar kuqezi.

Ish-mbrojtësi i Atalantës iu bashkua Milanit në janar si lojtar i huazuar dhe kuqezinjtë kanë vendosur ta shfrytëzojnë mundësinë në marrëveshjen me Sevillën për ta blerë atë përfundimisht për 3.5 milionë euro.

Milani ka kohë deri nesër ta shfrytëzojë opsionin për ta blerë Kjaerin, por Sky Sport Italia raporton se dy palët janë pajtuar që përfaqësuesi i Danimarkës të qëndrojë në San Siro përfundimisht.

Kjaer i ka zhvilluar 14 ndeshje për Milanin që prej janarit dhe ka zënë vend kyç në skuadrën e Stefano Piolit.

Të gjitha detajet janë zgjidhur dhe 31-vjeçari do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Milanit së shpejti. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *