Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka jep një lajm të mirë për të gjithë ushtarakët.
Duke nisur nga muaji korrik, në pagën mujore të ushtarakëve do të shtohen dhe 10 mijë lekë të reja, në formën e kompensimit ushqimor. Xhaçka shkruan në faqen e saj në Facebook se ky vendim i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të qeverisë.
“Investimi në burimet njerëzore të Forcave të Armatosura është prioritet absolut. Duke nisur nga muaji korrik, në pagën mujore të ushtarakëve tanë do të shtohen 10 mijë lekë të reja, në formën e kompensimit ushqimor. Ky vendim, i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes gjeti mbështetjen e menjëhershme të qeverise dhe i jep një zgjidhje dinjitoze një problemi të bartur prej shumë vitesh. Miratimi i kësaj shtese në pagat mujore të ushtarakëve, nuk ka thjesht impak të konsiderueshëm pozitiv në buxhetet familjare të ushtarakëve por është shenjë vlerësimi për punën e jashtëzakonshme që efektivët tanë kanë bërë gjatë këtyre viteve, duke e kthyer FA në institucionin më të besuar për shqiptarët”, shkruan ministrja.