Vendosni fjalën kyçe....

Pas heqjes së dënimit Mançester Siti nis merkaton, emrat që ka në listë


Pas heqjes së dënimit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, në një vendim të marrë ditën e djeshme, Mançester Siti mund të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të zgjidhin qesen e të nisin merkaton që ka shumë emra në listë.

Sipas Daily Mail, më listën e ‘qytetarëve’ janë emra si Lautaro Martinez (Inter), Alaba (Bajern Mynih), Kulibali (Napoli) e Fernan Torres (Valencia).

Po të kihet parasysh cilësia që ka tani për tani Siti i drejtuar nga Guardiola, ardhja e emrave të lartpërmendur do e bënte edhe më të frikshëm ekipin anglez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *