Qeveria franceze ka pranuar të japë një rritje pagash në vlerë 8 miliardë dollarë për punonjësit e shëndetiësisë, për shkak të rolit të tyre në luftën me koronavirusin.
Marrëveshja u nënshkrua me sindikatat të hënën, pas plot shtatë javësh bisedimesh.
Punonjësit e shëndetësisë janë vlerësuar si heronj gjatë pandemisë, por ata donin më shumë se sa thjesht vlerësime dhe kanë zhvilluar protesta për të kërkuar rritje të pagave dhe fonde më të mira për spitalet.
Disa protestues u gjobitën për shkeljen e rregullave të distancës sociale. Më shumë se 200,000 të infektuar dhe 30,000 vdekje janë regjistruar në Francë, një nga vendet më të goditura në Europë.
Tani qeveria ka arritur një marrëveshje që do të rrisë pagat e punonjësve të shëndetësisë me 183 euro mesatarisht, në muaj.
Marrëveshja, të cilën e kanë nënshkruar shumica e sindikatave, u përshëndet nga kryeministri i ri francez, Jean Castex, si një “moment historik për sistemin tonë shëndetësor”.