Shumica socialiste e deputetët e opozitës parlamentare, votuan sot në Komisionin e Ligjeve ndalimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.
Ndryshimet e miratuara sot janë kushtetuese ndërsa vlen të theksohet se për sa u përket listave të hapura, ajo janë vetëm pjesërisht të tilla.
Në dokument shkruhet se ‘ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor’.
Sipas deputetëve socialistë, kalimi me lista të hapura ndalon automatikisht koalicionet parazgjedhore.
Ndryshimet e miratuara sot do kalojnë në Kuvend ku pritet të miratohen me 94 vota.