Vendosni fjalën kyçe....

Pulëbardha përpiqet t’i vjedhë hamburgerin, burri e kafshon por arrestohet nga policia


Një burrë në Cornwall, Angli, u arrestua këtë javë pasi kafshoi një pulëbardhë që u përpoq të vidhte Big Mac-un (hamburgerin) e tij.

Një burrë 26-vjeçar ‘pretendoi se po sulmohej nga shpendi teksa po hante drekën te McDonald dhe si përgjigje, ai e kapi zogun dhe e kafshoi’, raporton Cornëall Live.

“Ai e kafshoi pulëbardhën përpara se ta hidhte në dysheme,” i tha një zëdhënës i policisë faqes. “Oficerët e panë incidentin dhe menjëherë shkuan dhe e morën në pyetje burrin.”

Burri u tha oficerëve të policisë se ai ishte ‘nën ndikimin e drogës’ dhe ishte dërguar në një spital aty pranë për t’u trajtuar.

“Pulëbardha u plagos nga kafshimi por fluturoi para se të mund të kontrollonim gjendjen e plotë. Ne nuk e dimë se çfarë ndodhi më pas.” – tha një zëdhënës i policisë.

Pulëbardhat janë shumë agresive kur bëhet fjalë për ushqim, por mbrohen nga ligjet britanike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *