Vendosni fjalën kyçe....

Rakacolli: Nuk funksionoi me ndërgjegjësim, në aktin e ri normativ do vendosim penalitete për mos-mbajtjen e maskës në vendet publike


Zv.ministra e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e sheh të domosdoshëm aplikimin e penaliteteve për mos-mbajtjen e maskës në mjedise publike. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Rakacolli tha se kjo do të rregullohet së shpejti përmes një akti normativ, pas një propozimi të Komitetit të Ekspertëve.

Vendosja e maskave ka qenë dhe është e detyrueshme në çdo protokoll hapjeje. Në supermakete dhe institucione nuk të lejojnë të hysh pa maskë. Problemi është se duke menduar gjithmonë te ndërgjegjësimi i njerëzve nuk është shoqëruar me penalitete. Për këtë arsye, me këtë rritje numrash dhe me mosrespektimin e këtij rekomandimi, komiteti ka menduar ta propozojë me forcë këtë lloj mase duke propozuar edhe penalitete. Këto penalitete do të vendosen me akt normativ. Pra maska do të jetë barrierë mbrojtëse, ku përfshihen maskat profesionale dhe jo profesionale. Maskat do të jenë të detyrueshme dhe në momentin që nuk zbatohen do të ketë penalitete,”- tha Rakacolli.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *