Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka ofruar kryebashkiakut të Tiranës i ka ofruar mjetet e saj për një periudhë 6-mujore ose pagesën për mbulimin e shpenzimeve.
Në një letër drejtuar Veliajt, ata theksojnë se që prej nisjes së punës më 30 qershor janë përballur me humbje të mëdha e kësisoj e kanë të pamundur që të operojnë në treg me shërbimin ndaj qytetarëve.
Ata thonë ndër të tjera se e kanë tejet të vështirë që me të ardhurat e siguruara të blejnë karburantin.
Dy pikat e ofruara nga ShKTQ-ja për kryebashkiakun e Tiranës janë:
1 – Vënia në dispozicion Bashkisë për një afat 6 mujor, stafin drejtues, shoferë e fatorino, kontrollorë dhe çdo aset të nevojshëm për mirëmbajtjen e flotës dhe shërbimeve të transportit qytetas.
2 – Pagesën për mbulimin e shpenzimeve (lekë/km të përshkuara) sipas modelit europian dhe vendeve fqinj për kapërcimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 deri në përfundimin e saj