Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga plani për të larguar studentët ndërkombëtarë


Qeveria e Presidentit amerikan Donald Trump ka hequr dorë nga planet e saj për të dëbuar studentët ndërkombëtarë, kurset e të cilëve u shndërruan plotësisht në internet për shkak të pandemisë koronavirus.

Kthesa  vjen vetëm një javë pas njoftimit të politikave.

Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) dhe Universiteti i Harvardit paditën qeverinë për këtë plan.

Gjykatësi i rrethit, Allison Burroughs në Massachusetts thotë se palët kanë arritur në një zgjidhje.

Marrëveshja rivendos një politikë të zbatuar në mars, në mes të shpërthimit të virusit, i cili lejon studentët ndërkombëtarë të ndjekin klasat e tyre virtualisht nëse është e nevojshme dhe të qëndrojnë ligjërisht në vend me viza studentore, sipas New York Times.

Një numër i madh i studentëve të huaj udhëtojnë në SHBA për të studiuar çdo vit dhe janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për universitetet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *