Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilluan një bisedë telefonike, gjatë së cilës janë pajtuar për të punuar më ngushtë në mënyrë që të sigurohet një stabilitet i qëndrueshëm në Libi.
Njoftimi për bisedën u bë nga presidenca turke.
Aktualisht në Libi janë dy qeveri, një e njohur nga OKB-ja që e ka selinë në Tripoli dhe administrata tjetër e udhëhequr nga komandati i Forcave Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar me seli në Tobruk.
Turqia njihet si përkrahëse e qeverisë në Tripoli, derisa Rusia përkrah ushtrinë dhe liderin e saj, gjeneralin, Khalifa Haftar.
Sipas njoftimit, Trump dhe Erdogan kanë diskutuar gjithashtu për raportet dypalëshe si dhe kanë vënë një objektiv të bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve në vlerë prej 100 miliardë dollarësh.