Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi takohet me kryenegociatorin e Shqipërisë: Të përparohet në reforma


Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi është takuar sot kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazin. Ata kanë diskutuar për hapat e ardhshëm të vendit tonë në funksion të vendimit për hapjen e negociatave.

Varhelyi thekson rëndësinë që ka avancimi në reforma për këtë process.

“U takova me negociatorin e sapoemëruar të  Shqipërisë për integrimin europian Zef Mazi këtë mëngjes për të diskutuar përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave. Gjithashtu theksuam rëndësinë e përparimit në reforma.”– shkruan Komisioneri për Zgjerimin.

Zef Mazi është zgjedhur si kryenegociator i Shqipërisë në negociatat e vendit tonë për integrimin në Bashkimin Europian. Ai u prezantua zyrtarisht më 18 qershor nga kryeministri Edi Rama. Mazi tha se ndihej shumë i vlerësuar që ishte zgjedhur në këtë pozicion dhe se do të vepronte si avokati më i mirë për Shqipërinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *