Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 pacientë që kanë humbur betejën me koronavirusin. Dy viktima janë nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Tetova. Viktimat janë të moshës 49, 61, 70 dhe 72 vjeçe.
Nga 1382 teste të realizuara gjatë ditës së sotme , 189 kanë dalë pozitivë. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 83 raste, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-21, Prilep-2, Tetovë-9, Strugë-3, Veles-2, Manastir-11, Ohër-3, Gostivar-10, Radovish-7, Koçani- 1, Probishtip-2, Demir Hisar-3, Shën Nikollë-27, Kërçovë -1.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 97 pacientë të shëruar. Të shëruarit janë , 71 nga Shkupi, 7 nga Shtipi, 12 nga Tetova, Veles-1, Manastir-1, Kocani -1, Probistip-1, Kërçovë-1, Resen-2.
Sipas statistikave për momentin në Maqedoninë e Veriut ka 3572 raste aktive me Covid-19.