Vendosni fjalën kyçe....

Akuza se kërcënoi me armë biznesmenin në Bulqizë, arrestohet Feruzan Shehu


Arrestohet Feruzan Shehun, i cili akuzohet se ka kërcënuar me armë biznesmenin Gëzim Balla në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur më 19 qershor, kur biznesmeni Gëzim Balla është qëlluar me armë nga një person. Ai besohet se është Feruzan Shehu.

Ai ka folur gjatë arratisë lidhur me ngjarjen, duke thënë se s’ka patur asnjë konflikt me Ballën. Pir se kishte shkuar për ta kërkuar për t’I kërkuar para, pasi ai i kishte premtuar se i jepte lekë pasi të fitonte ndonjë tender.

Shehu thotë se Balla jo vetëm nuk i dha para, por se e ofendoi.

Për ngjarjen ai ka folur ekskluzivisht më herët për ”Neës24” për të sqaruar ngjarjen ku u kërcënua biznesmeni i ndërtimit, Gëzim Balla. Shehu thotë se nuk ka konflikt me Gëzim Ballën por zbulon se duke pirë kafe një ditë biznesmeni i premtonte se do i jepte lekë pasi të merrte ndonjë tender. Shehu pasi mësoi që kishte marrë tenderin e rrugës në Fushë- Bulqizë e telefonoi dhe i kërkoi para por kur shkoi ta takonte një grup policësh nisën të qëllonin drejt tij.

Shehu thotë se e gjithë kjo ka qenë një kurth nga ana e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Biznesmeni Gëzim Balla njihet në zonë si sipërmarrës në fushën e ndërtimit, firma e tij kishte marrë një tender nga Bashkia e Bulqizës për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë, Fushë-Bulqizë – Kodra e Danit dhe kjo dyshohet të ketë qenë shkaku i konfliktit.

Feruzan Shehu ishte në kërkim prej shtatorit të 2019 edhe për një tjetër ngjarje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *